Ulëza ende në “karantinë”?

Share

Qyteza e Ulzës duhej të gumuzhinte nga vizitorët në këtë stinë. Si një ndër pikat më të vizitueshme në Mat, ajo duhej të priste vizitorët. Por në qytezën e buklur të Ulzës nuk ka asnjë vizitor, duke marrë pamjen e muajit Mars, kur i gjithë vendi ishte në karantinë si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi. Vetëm një pjesë e bizneseve janë riaktivizuarme datë 18 në Ulzës, ndërsa disa vijojnë të mbajnë tabelën që tregon se janë ende mbyllur. Megjithatë, në Ulzës këto ditë nuk është problem vetëm mungesa e vizitorëve, por edhe e liqenit që i jep një vlerë të shtuar e panoramike kësaj qyteze. Ndonëse jemi në muajin Maj, niveli i liqenit ka rënë në mënyrë drastike, duke prishur kështu atë imazhin e bukur që sheh teksa je në qytezën e Ulzës. Jashtë kameras banorët thonë se niveli i ujit nuk mbahet mend të ketë rënë kaq shumë në këtë periudhë. Shfrytëzimi i ujit për prodhimin e energjisë nga firma që ka me konçension këtë hidrocentral, ka sjellë pasoja tëshumta, jo vetëm në pamjen vizuale të zonës, por edhe në dëmtimin e shtimit natyral të peshkut Krap, periudhë të cilën ka nga data 15 Prill deri me datë 1 Qershor. Niveli i ujit në këtë periudhë duhej të ishte maksimal.

Read more

Local News