Ky është fshati Stojan i vjetër në njësinë administrative Ulëz në Bashkinë e Matit. Tashmë fshati Stojan shtrihet edhe më shumë, por fillesat e tij janë këtu. Problemi më i madh i këtij fshati është mungesa e rrugës automobilistika, çka ka bërë që prej dekadash ky të ishte një ndër fshatrat e izoluar. Pengesë për funksionimin e rrugës është bërë dëmtimi i një ure, e cila nuk iu rikthye kurrë më banorëve. 16 familjet e mbetura në këtë fshat, përballen çdo ditë me problemin e rrugës pasi për çdo nevojë, duhet t’i transportojnë materialet me krah nga rruga nacionale Burrel – Milot.

Për shkak të mungesës së rrugës, të rinjtë e fshatit p përballen me një tjetër problem. Sipas banorëve të mbetur aty, djemtë po mbeten beqar pasi askush nuk pranon që të martohet në një fshat që nuk ka rrugë makine. Ata shprehen se miqësitë janë prishur sapo prindërit e vajzës kanë parë se në fshat mungon rruga, megjithëse iu ka pëlqyer peizazhi piktoresk.

Stojani është jo më shumë se 15 kilometra nga qyteti i Burrelit e dhe 3 kilometra nga rruga nacionale Burrel – Milot.