Paralizimi i veprimarisë normale në të gjitha institucionet por edhe në lëvizjet e qytetarëve ka bërë që bankat e gjakut të gjenden në vështirësi pasi janë mbaruar rezervat. Qytetarët që preken më shumë nga kjo janë ata të cilët vuiajnë nga sëmundja e talasemisë. Nisur nga kjo, Kisha Katolike Mat, ka marrë inciativën për të dhuruar gjak. Përfaqësuesi i Kishës Katolike Mat, Gentian Gjinaj tha se 20 persona ju janë përgjigjur thirrjes të cilët bënë dhurimin e gjakut në Ulëz. Ndërkohë nisma të tilla pritet të merren edhe nga institucione të tjera për tju ardhur në ndihmë të gjithë personave që vuajnë nga sëmundja e talasemisë.