Terminali i autobusave në Burrel drejt përfundimit
Projekti për ndërtimin e terminalit të autobusave në qytetin e Burrelit është drejt përfundimit. Punimet për të ndërtuar këtë objekt kanë avancuar, duke i dhënë formë. Për të parë nga afër punimet ishte kryetari i Bashkisë Mat Altin Bojni, i cili tha se me këtë ritëm punimet do të mbyllen shumë shpejt. Kryebashkiaku Bojni shtoi se ky investim jo vetëm do të sistemojë parkimin e automjeteve të transportit brenda Bashkisë Mat, por edhe të transportit interurban. Sipas tij kjo ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e jo vetëm grupeve të interesit por edhe të qytetarëve që kërkonin një terminal ku të kishin shërbim më të mirë të transportit. Pas ndërtimit të këtij terminali, të gjithë automjetet e transportit publik të fshatrave brenda Bashkisë Mat dhe ato të linjave ndërqytetase do të vendosen në këtë terminal.