Në zbatim të aktit normativ numër 3 datë 15.03.2020 dhe VKM 379 të gjithë ujësjellësat në vend janë urdhëruar të shtojnë sasinë e klorit në depo. Por kjo ka ngjallur reagimin e qytetarëve të Bulqizës të cilët janë ankuar për sasinë e tepërt të klorit që çkon me ujin në çezmat e tyre. Ndërkohë, Administratori i Ujësjellësit të Bulqizës, Asllan Daxha, tha se po bëhet një monitorim i rreptë i të gjitha depove ku bëhet klorifikimi. Nga ana tjetër, Daxha u shpreh se sasia e përcaktuar nga VKM 379 në situatën aktuale është 0.5mg/litër.