Si të mos i mjaftonin problemet e tjera, rruga nacionale po përballet edhe me praninë e vazhdueshme të ujit. Gjatë sezonit të veror, kanalet vaditëse rrjedhin ujin në rrugë, duke bërë të mundur degradimin e mëtejshëm të saj. Drejtuesit e automjeteve shprehen se rruga në fjalë nuk ka asnjë kujdes, ndonëse për të jepen dhjetra miliona lekë nga taksapaguesit shqiptar në vit për mirëmbajtje.
Premtimet për ndërhyrje rrënjësore në këtë rrugë, sipas drejtuesve të mjeteve kanë mbetur në ajër. “Edhe pse është thënë që ndërhyrja do të bëhet në pranverë, ajo shtyhet për në vjeshtë e kur shkojmë në vjeshtë, shtyhet për një vit më pas” thanë drejtuesit e automjeteve.
Rihapja e gropave në këtë aks rrugor në fshatin Bushkash dhe Baz, ka bërë që rreziku i përdoruesve të kësaj rruge, të rritet sëtepërmi.