Ujërat e ndotura në Shulbatërr bëhen sërish problem

Ujërat e ndotura në Shulbatërr bëhen sërish problem

Megjithëse është ndërhyrë disa herë nga ana e Bashkisë Klos për pastrimin dhe sistemimin e rrjetit të ujërave të ndotura në fshatin Shulbatërr të Njësisë Administrative Gurrë, situata përsëritet. Ditët e fundit ujërat e zeza kanë dalë sërish në sipërfaqe, që mesa duket vjen si rezultat i bllokimit të rrjetit. Banorët deklarojnë se kjo situatë është bërë e bezdisshme, pasi shpeshherë ujërat e zeza dalin në rrugë e pranë banesave. Ndërkohë, Kryetari i fshatit Shulbatërr Adi Taka tha se ashtu siç është ndërhyrë edhe më parë, do të ndërhyhet edhe tani për ta eleminuar si problematikë. Banorët kërkojnë që të gjendet një zgjidhje përfundimtare pasi prania e ujërave të zeza në sipërfaqe kthehet në burim infeksionesh, sidomos tani që temperaturat janë rritur ndjeshëm. Bllokimi i rrjetit të ujërave të ndotura është problematikë e kahershme pa zgjidhje për fshatin Shulbatërr të Bashkisë Klos.