DËMTOHET SHTRESA PREJ DËRRASE E URËS SË FSHATIT MISHTËR

DËMTOHET SHTRESA PREJ DËRRASE E URËS SË FSHATIT MISHTËR

Tjetër urë tip bel në fshatrat e Bashkisë së Klosit është e dëmtuar në shtresën e saj. Bëhet fjalë për urën që lidh fshatin Mishtër me rrugën nacionale Klos – Burrel. Shtresa prej dërrase e kësaj ure është dëmtuar me kalimin e kohës për shkak të kushteve atmosferike por edhe kalimit të mjeteve mbi të. Siç duket nga pamjet, shumë prej dërrasave janë thyer, teksa kalimi i mjeteve është i vështirë dhe duhet treguar shumë kujdes. Jashtë kameras, banorët e fshatit Mishtër thanë se problem është edhe kalimi në këmbë i kësaj ure pasi mungesa e dërrasave e bën të rrezikshme për fëmijët dhe të moshuarit. Ata i bëjnë apel pushtetit vendor që të ndërhyjë në shtresën e kësaj ure në mënyrë që të shmangen aksidente. Të kontaktuar ata jonë përfaqësues të Bashkisë Klos thanë se për të gjitha urat që janë tip bel dhe pasarel në territorin e saj ka një plan ndërhyrje për riparimin e shtresës së tyre. Pritet që nga e hëna specialistët e drejtorisë përkatëse të nisin punën për rehabilitimin e shtresës së të gjitha urave që kanë probleme me dëmtimin e dërrasave.