Shaban Lika u zhduk në Prill të vitit 2015, 6 vite më parë. Sot ai duhej të ishte 56 vjeç, por që prej datës 14 Prill të atij viti familjarët nuk kanë asnjë gjurmë të tij. Megjithëse ato nuk kanë reshtur së kërkuari, nuk kanë arritur ta gjejnë Shabanin. Mehmet Lika, vëllai i tij tregon se kërkime janë bërë kudo në vendin tonë, por askush nuk thotë se e ka parë diku apo të jetë gjetur ndonjë shenjë e tij. Mehmeti kërkon që të shpallet në kërkim ndërkombëtar pasi mund edhe të jetë rrëmbyer për t’i marrë organet e brendshme. Sipas tij, kërkimet në Lumin Drin, ku u dyshua se ishte mbytur kanë rezultuar të pasuksesshme në atë kohë.
Shaban Lika, në atë kohë 50 vjeç u largua në orët e mbrëmjes nga banesa. Ai vuante nga disa sëmundje, ndërsa dyshohet që ditët e fundit ishte edhe në depresion.