Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-numri dy i Partisë Demokratike, Jozefina Topalli pritej që të ishte një nga surprizat e këtyre zgjedhjeve me partinë e re që krijoi pak muaj para 25 prillit, por nga rezultati vihet re se ka dështuar dhe ka mbetur jashtë parlamentit.
Vetë Topalli kandidoi në 4 qarqe të vendit; në Shkodër, Lezhë, Tiranë dhe Durrës, nën siglën e partisë së saj, Lëvizja për Ndryshim, por asnjëri nuk i dha mundësinë për përfaqësim në parlament.
Më shumë vota partia e Topallit ka marrë në Tiranë, ndërsa vetë ajo si kandidate ka marrë në Shkodër.
– Në Shkodër, partia e Topallit ka fituar 1,389 vota në total, ndërsa vetë ajo si kandidate ka fituar 344 vota (deri tani janë numëruar 181/411 qendra votimi për procesin e kandidatëve).
– Në Lezhë, partia e Topallit ka fituar 437 vota në total, ndërsa vetë ajo si kandidate ka fituar 34 vota (deri tani janë numëruar 107/249 qendra votimi për procesin e kandidatëve).
– Në Tiranë, partia e Topallit ka fituar 1,668 vota në total, ndërsa vetë ajo si kandidate ka fituar vetëm 4 vota (deri tani janë numëruar 26/1243 qendra votimi për procesin e kandidatëve).
– Në Durrës, partia e Topallit ka fituar 335 vota në total, ndërsa numërimi për kandidatët nuk ka nisur ende.