Shumë blektor apo fermer po përballen me vështirësi në ushtrimin e aktivitetit të tyre. Kjo ka bërë që disa nga ata të pendohen për nismën që kanë marrë. Një prej tyre është Naim Muça nga fshati Vrenjt i Njësisë Administrative Kastriot në Bashkinë Dibër. Naimi tregon se është kthyer nga Amerika për tu marrë me blektori dhe pemtari në vendlindje, por vështirësitë me të cilat është përballur e kanë bërë që të pendohet se është rikthyer.

Edhe sektori i pemtarisë sipas Naimit është jo fitimprurës, ndaj dhe ka menduar të p[resë të gjitha pemët e qershisë të cilat i ka mbjell prej shumë vitesh.

Nga ana tjetër, Naim Muça shprehet se nëse nuk do të marrë ndihmë nga shteti, do të detyrohet të shkojë në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut pasi atje fermerët trajtohen shumë më mirë.