Një kryeinfermiere e pediatrisë në QSUT rezulton e infektuar me COVID-19. Dyshohet se virusin ajo e ka marrë gjatë një ceremonie mortore në qytetin e Burrelit.  Ndërkohë, i gjithë stafi i Pediatrisë ka bërë analizën dhe pritet përgjigja e tyre.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e djeshme se numri total i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 634, ndërkohë kanë humbur jetën 27 persona. Ndërsa, betejën me COVID-19  e kanë fituar 356 qytetarë. Harta është zgjeruar 18 raste në Krujë,3 në Tiranë, 2 raste në Elbasan, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Kurbin.  Po kështu, ministira njoftoi  dhe se Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë zona, ku të gjithë të prekurit deri tani janë shëruar.