Të gjithë ata që udhëtojnë drejt Bulqizës, Dibrës apo Maqedonisë së Veriut nëpërmjet rrugës së Arbrit, përballen çdo ditë me mungesë të sigurisë. Edhe pse rruga ka një kufizim shpejtësie, siguria anësore është e domosdoshme sidomos kur bëhet fjalë për ura të larta siç është ajo e Vashës. Drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë në këtë segment rrugor kanë vënë re mungesë të elementëve të sigurisë sapo futesh në urën e Vashës, teksa del nga tuneli numër 5 në drejtim të Bulqizës. Ata thonë se para se të lejohej qarkullimi i automjeteve, duhej të ishin ndërtuar barrierat metalike të cilat i mbrojnë për të mos rënë nga një lartësi aq e madhe sa është kjo urë. Po sipas tyre, dalja nga tuneli numër 5 është e rrezikshme pëkërisht për këtë arsye.

Pak ditë më parë në këtë segment rrugor ka nisur të hidhet edhe shtresa e dytë asfaltike, por për momentin puna për këtë është ndërprerë.