Janë ndërprerë pak më parë reshjet e dëborës që përfshinë së fundmi Dibrën, duke bllokuar edhe Rrugën e Arbrit.

Pak më parë Rruga e Arbrit në bypasin e Murrizit, është hapur dhe qarkullimi i automjeteve është bërë i mundshëm. Kujtojmë që Policia bllokoi mbrëmjen e djeshme këtë aks për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, ndërkohë që pas shpërndarjes së kripës dhe pastrimit nga mjetet borëpastruese, ky aks i është rikthyer normalitetit.

Reshjet e dëborës kanë bërë që në këtë zonë temperaturat e ajrit të pësojnë një ulje të ndjeshme, ndërkohë që në zonat e thella trashësia e dëborës ka arrirë deri në 25 cm trashësi.