Në të gjithë rrjedhën e tij, lumi Mat është kthyer në pritës të turizmit, pasi shumë qytetar vendas e të huaj zgjedhin të kalojnë orët e drekës në rrjedhën e këtij lumi. Që nga Ura e Vashës në Klos e deri në Skuraj, bregu i lumit Mat mbushet me pushues. Bizneset që operojnë përgjatë vijës lumore presin turistë vendas e të huaj, ndërsa këta të fundit vlerësojnë rivierën shqiptare e cila është e shumëllojshme. Piter është nga Austria dhe prej dhjetë ditësh po pushon në Shqipëri. Ndalesa e radhës është në Skuraj, ku po pushon në kamperin e tij. Piter thotë se çdo gjë në Shqipëri është shumë e bukur, ndërsa pushimi pranë lumit është i freskët.
“Prej dhjetë ditësh kemi ardhur në Shqipëri. Kemi ardhur nga Mali i Zi. Më pëlqen klima këtu, mbrëmë ishte shumë freskët. Këtu më pëlqejnë njerëzit, vendi, ju keni malet, detin keni lumenj shumë të mirë për tu larë. Ushqimi këtu është shumë i mirë. Këtu nuk duhet të paguajë tani asgjë. Ne po presim të na vijë djali është një vend i bukur takimi. Të rrinim në plazh ishte shumë nxehtë. Këtu është feskët, është pastër. Këtu më pëlqen gjithçka, nuk ka asgjë që nuk më pëlqen. Ne po presim Davidin, djalin tonë dhe në të gjithë shqipërinë do të qëndrojmë ndoshta 10 ditë. Pasi të vijë djali do të bëjmë lëvizje të tjera”.
Lek Meta është një nga operatorët turistik të zonës. Ai thotë se vizitorët pëlqejnë natyrën dhe ushqimet bio. Ai shton se duke qenë gjithçka e natyrës, vizitorët rikthehen.
Valbona është kuzhinierja e restorantit, e cila gatuan për çdo klient ushqimin që kërkon.
Për shkak të temperaturave shumë ekstreme por edhe çmimeve të larta në bregdet, këtë vit pushuesit kanë parë aloternativa më të lira si turizmin malor apo atë lumor.