Liqeni i shkopetit po merr vëmendje të madhe sa i përket sportit të rafting. Për shkak të panoramës që ofrohet gjatë vozitjes në këtë liqen, ai po kthehet shumë i dëshirueshëm jo vetëm për vendasit por edhe të huajt.
Këto janë 12 turist anglez të cilët kanë zgjedhur pikërisht këtë liqen për të zhvilluar sportin e bukur të rafting. Të udhëhequr nga specialist të federatës shqiptare të këtij sporti, ata shijuan 4 kilometrat e liqenit që nga Hidrocentrali i Shkopetit e deri në lindje të fshatit Madhesh përballë ish sektorit C.
Vetë turistët u shprehën të mahnitur nga bukuria e luginës së Shkopetit, si dhe kanë shijuar në maksimum vozitjen në liqen. Ata thanë se kurrsesi kjo perlë natyrore nuk duhet të betonizohet.
Turist 1. “Pamja dhe liqeni janë shumë të bukura. Ushqimi është i mrekullueshëm dhe njerëzit janë shumë miqësor.
Turist 2. Vetëm shikoje pamjen përballë sa vend fantastic është. Ajër i pastër, natyrë e bukur. Është vend shumë i bukur. Nëse ky vend do të ishte i mbushur me pallate apo hotele, unë nuk do vija këtu. Nuk më pëlqejnë vendet e betonuara, pranaj uroj që e njëjta gjë të mos ndodhë edhe këtu.
Turist 3. Pas shëtitjes që bëm në liqen, do të kalojmë tek fshati përballë ku do të ham një drekë të shijshme, me ushqime tradicionale shqiptare dhe bio.
Liqeni i Shkopetit po merr vëmendje turistike, por ende në të mungojnë shërbimet e biznesit të turizmit. Deri tani ky shërbim ofrohet vetëm nga banorët e zonës.