Rrësheni është tronditur sërisht mbrëmjen e kësaj të marte ku vëlla e motër u ekzekutuan me armë zjarri në derën e shtëpisë së tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:40 në vendin e quajtur “Kodër Rrëshen”. Policia bën të ditur se iu është bërë atentat me armë zjarri shtetasve Vledison e Esmeralda Filopatit, vëlla e motër.

Po ashtu policia ka identifikuar dhe është vënë në kërkim të autorit të dyshuar i cili është ish bashkëshorti i Esmeraldës, Fatmir Koleci.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa mësohet se Koleci kishte dalë nga burgu një vit më parë. Ata kishin bashkë tre fëmijë.