Dy persona i afrohen ngadalë, sapo kishte kaluar mesnata makinës së kreut të PD-së në Vaun e Dejës dhe i vendosin eksplozivin. Fytyrat e tyre nuk shquhen, por silueta dhe lëvizjet janë të qarta. Gazetari Senad Nikshiqi ka siguruar për “BalkanWeb” pamjet e kamerave të sigurisë në banesën e Bernard Ndrecës, të cilat kanë kapur të gjithë momentin nga vendosja e eksplozivit deri te shpërthimi që gati i mori jetën kreut të PD-së në Vaun e Dejës.

Ndërsa mëngjesin e sotëm, në orë 5:34 Ndreca shihet teksa del nga shtëpia, hyn në makinë, por del sërish dhe rikthehet në banesë duke i dhënë diçka nënës së tij në dorë. Pas disa sekondash ai del bashkë me nënën e tij dhe futet në makinë. Ndërsa e ëma vijon punët e saj. Sapo ndez makinën dhe niset shpërthen tritoli. Si Ndreca dhe nëna e tij shpëtojnë për mrekulli. Nëna e Ndrecës i afrohet menjëherë makinës dhe thërret të birin. “Nard mor, Nard mor…Ah e mjera unë!”, ofshan ajo, teksa ai del nga makina në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga shpërthimi i fortë kanë dalë edhe fqinjët duke parë në banesat pranë.