Shirat e vazhdueshëm të javëve të fundit kanë shkaktuar dëme të mëdha në sektorin e bujqësisë. Fermer të fshatit trepçë në Bashkinë Dibër thonë se si rezultat i lagështisë së madhe, shumë kultura bujqësore janë dëmtuar. Dëmi më i madh është tek pemtaria, ndërsa nuk i kanë shpëtuar as kulturat e tjera që janë mbjellë në tokë si fasulja, misri etj, farërat e të cilave thonë ata, janë kalbur si rezultat i shiut të vazhdueshëm. Ramazan Kaferi thotë se dëmet nuk ndalen me kaq, pasi edhe sektori i bletarisë po vuan pasojat e motit të lagësht. Sipas tij, prodhimi i mjaltit do të jetë në sasi shumë të vogëla pasi shiu ka dëmtuar lulet e stinës.

  Sipas fermerëve nëse shirat do të vijojnë me interval të tilla, atëherë dëmi në sektorin e bujqësisë do të jetë akoma më i madh.