Dikur Klosi njihej për rakinë e mirë të rrushit që prodhohej aty si dhe për pazarin tradicional të dielave. Por të dy këto elemente identifikuese të këtij qytetti tashmë janë shuar apo po shuhen plotësisht. Klosi nuk e ka më punishten e tij të famshme të rakisë, por dalëngadalë po i shuhet edhe pazari tradicional i të dielave. Tregu i gjësë së gjallë në këtë qytet është degraduar, e banorët që mbarshtojnë bagëti thonë se vetëm treg nuk mund të quhet. Sheshi që ata dikur përdornin për të shitur kafshët e gjalla apo të prera është prishur, e banorët përdorin makinat për të lidhur bagëtinë në shitje. Ata shprehen se gjithçka po rrënohet dhe se mungesa e një thertoreje aty ka bërë që shitjet të mungojnë. Rikthimi i pazarit të Klosit është do të ishte rikthim në dinjitet të kësaj zone që njihet në mbarëvendin për mishin cilësor apo prodhimet bio të zonave të tij.