Tregu i Klosit, vazhdon në kushte të mjerueshme

0
7

Tregu i së dielës në Klos dikur ishte një pikë reference jo vetëm për Matin, por gjithë zonat përreth. Fama e këtij tregu ishte e madhe ku blektor nga të gjitha anët mblidheshin ditëve të diela. Por sot ky treg po braktiset çdo javë e më shumë pasi blektorët nuk gjejnë shitje apo kanë kushte skandaloze.

Ata thonë se prej vitesh ky treg është lënë në harresë dhe se qeveria apo Bashkia Klos nuk po marrin asnjë masë për ndërtimin e një thertoreje. Ata shprehen se pushteti vendor nuk interesohet për ta, por i lë në këtë gjendje tregun dhe vetë ata.

Në këtë treg nuk mungojnë vetëm kushtet për shitjen e gjësë së gjallë, por është ktjhyer edhe në një kantier mbeturinash, pasi siç duke, Bashkia Klos nuk e ka përfshirë në sipërfaqen e pastrimit.