Tregu i frutaperimeve që ndodhet në unazën e re të qytetit të Burrelit po frekuentohet çdo të shtunë nga dhjetra tregtar e qindra qytetarë të cilët bëjnë blerjet e nevojshme të frutaperimeve.
Çdo e shtunë është bërë si një ditë e caktuar ku banorë nga të gjithë fshatrat e Matit që nga Xibri e deri në Macukull të frekuentojnë këtë treg për të shitur prodhimet e tyre.
Edhe qytetarët e frekuentojnë masivisht tregun e frutaperimeve Mat pasi tashmë është kthyer në gati tradicional meqë zhvillohet në ditë të caktuar të çdo jave, siç është e shtuna.
Blerjet e qytetarëve në këtë treg në fundjavë janë të shumta pasi gjejnë larmishmëri produktesh të ardhura kryesisht nga fshatrat e Matit, por edhe të rretheve të tjera.
Jashtë kameras, qytetarët u shprehën se kjo ju ka ofruar mundësinë e zgjedhjes jo vetëm të produktit që do të blejnë për konsum por edhe të cilësisë.
Deri tani çmimet e frutaperimeve apo zarzavateve nuk kanë njohur rritje si shumë produkte të tjera, por me afrimin e stinës së dimrit pritet luhatje.