Rënien e fuqisë blerëse po e ndjejnë edhe tregtarët ambulant që lëvizin në të gjithë vendin për të shitur produkte të ndryshme. Një nga këta është edhe Dritan Muço i cili vjen nga Tirana dhe me mjetin e tij ndalet në disa qytete në ditë për të shitur produkte, kryesisht për fëmijët. Dritani na tregon se vitet e fundit ka rënë ndjeshëm fuqia blerëse dhe këtë ai nuk e lidh me çmimet, por me largimin e shqiptarëve jashtë vendit. Sipas tij, në qytetet e Qarkut Dibër, ky fenomen ndjehet shumë pasi nuk ka më blerës si dikur.

  Edhe tregtarët e përhershëm në qytete apo tregje të përjavshme vazhdimisht janë ankuar për rënien e fuqisë blerëse të cilën e lidhin me largimet e shqiptarëve jashtë vendit në vitet e fundit.