Megjithëse herë pas here bëhen burim aksidentesh, në urat njëkalimëshe pjesë e rrugës nacionale Burrel – Klos, në Shoshaj e lagjen “Kumia e tullave” të fshatit Mallunxë, nuk ka asnjë ndërhyrje. Të tre urat vijojnë të jenë të rrezikshme jo vetëm për këmbësorët, por edhe për drejtuesit e automjeteve. Më e rrezikshme mbetet ura në lagjen “Kumia e tullave” e cila ka edhe numrin më të madh të aksidenteve, qoftë të automjeteve por edhe të këmbësorëve. As aksidenti i ndodhur të martën e 2 Qershorit, ku një 25 vjeçare ra nga kjo urë, nuk ka sjellë ende zgjidhjen e këtij problemi. Në të tre urat njëkalimëshe, mjetet duhet të orjentohen me njëri – tjetrin teksa kalojnë pasi është e pamundur të kalojnë dy mjete njëherësh që lëvizin në drejtime të kundërta. Gjate periudhes se dimrit banoret e zonës e kane te veshtire te levizin ne keto dy ura pasi gjate reshjeve te shiut karrexhata e tyre mbushet me uje duke veshtiresuar qarkullimin e kembesoreve dhe te makinave qe levizin ne kete aks rrugor. Banorët e zonës shprehen se janë ngopur me premtime boshe ndaj kërkojnë që Firma kontraktuese të marrë masa sa më parë për vendosjen e mbrojtësve metalike dhe sinjalistikave, pasi këto ura shërbejnë edhe për kalimin e fëmijëve që shkojnë në kopësht. Ndonëse problematika e këtyre urave, në një rrugë ku kalojnë mijëra mjete në ditë, është bërë disa herë mediatike për shkak edhe të aksidenteve, autoriteti rrugor shqiptar nuk ka marrë asnjë masë. Vetëm vitin e kaluar për rehabilitimin e plotë të këtij aksi u shpenzuan 3.7 milion euro, ndërsa siguria për këto ura u anashkalua.