TRE FAMILJE KËRKOJNË SHTRIMIN E RRUGËS NË LAGJEN “FTU”

TRE FAMILJE KËRKOJNË SHTRIMIN E RRUGËS NË LAGJEN “FTU”

Megjithëse e kanë trasenë e rrugës, tre familje të lagjes “Ftu”, në fshatin Unjate të Bashkisë së Klosit, thonë se ajo nuk është e kalueshme në çdo stinë të vitit. Genc Cani shprehet se rruga që lidh banesat e tyre me rrugën kryesore është e vështirë për tu kaluar sidomos në ditët me shi pasi është e pashtruar me zhavor. Sipas Gencit më problem është transporti i të sëmurëve dhe të moshuarve. Ai shton se për këtë problem i është drejtuar Bashkisë së Klosit e cila ka marrë përsipër shtrimin e rrugës me zhavor dhe banorët janë në pritje. Banorët shpresojnë që rruga të shtrohet pa hyrë stina e dimrit pasi kalimi është thuajse i pamundur në ditët me shi apo ngricë.