Ekipi i futbollit “Burreli” do të përballet të dielën në Tiranë me Partizanin B. Matjanët kanë udhëtuar që të shtunën drejt kryeqytetit për të qenë sa më në formë nesër përballë ekipit të Partizanit B. Ndërkohë para nisjes, trajneri Samuel Nikaj zhvilloi seancën e fundit stërvitore, duke dhënë edhe udhëzimet e nevojshme para kësaj sfide.
Nikaj tha se kjo ndeshje është konsideruar si e vështirë pavarësisht se ku pozicionohet aktualisht Partizani B. Numri një i pankinës matjane shtoi se kundërshtari vjen nga një akademi që ka prodhuar lojtarë cilësor ndaj dhe nuk ka rëndësi vendi në të cilin ndodhet në grup. Por për Nikajn qëllimi i vetëm i Burrelit është marrja e pikëve të plota në çdo ndeshje ndaj dhe do të synojnë maksimumin duke patur besim të plotë që djemtë do të japin më të mirën në fushën e gjelbërt.
Ndërkohë, të mërkurën e ardhshme Burreli do të presë në shtëpi ekipin e Besëlidhjes së Lezhës.