Trajneri i Vorës, Gerald Çani vlerëson paraqitjen e të tijve përballë Dinamos dhe nuk ngurron t’i urojë këta të fundit. “E përgëzoj Dinamon për rikthimin në elitë.

Meqë puna mbeti në dorën tonë, nuk donim t’ua prishnim këtë festë të madhe. Gjithsesi, ishim të barabartë. Patëm mundësi shënimi, madje goditëm edhe shtyllën”, tha trajneri i vorakëve.

Deklarata që venë në dyshim të vertetë vërtetësinë e garës në Kategorinë e Parë.