Ekipi i Burrelit do të mbajë të hapur merkaton e dimrit për afrimin edhe të ndonjë lojtari tjetër cilësor. Shtyerja e kampionatit i ka dhënë mundësinë klubit matjan dhe stafit teknik të mbajnë hapur mundësinë e afrimeve të reja pranë skuadrës për pjesën e mbetur të kampionatit. Deri tani dy zyrtarizimet e vetme janë Ujkaj dhe Koleci, ndërsa kosovari Shaljani është larguar. Nikaj tha se afrimet në këtë merkato e kanë shtuar akoma edhe më shumë vendosmërinë për tu bërë vitin e ardhshëm pjesë të superligës.
Për të ruajtur në gjendje sa më të mirë fushën e stadiumit “Liri Ballabani”, pasi është rikthyer nga Kavaja, skuadra ka zhvilluar seancat stërvitore në aneksin e këtij stadium.