Burreli do të luajë të dielën në shtëpinë e tij ndeshjen e fundit të fazës së dytë të këtij sezoni. Matjanët do të presin në shtëpi ekipin e Orikut i cili të enjten mundi në shtëpinë e tij Besëlidhjen e Lezhës. Por matjanët synojnë që këtë fazë ta mbyllin me fitore, pas humbjes së pësuar në javën e 17 në Tiranë nga Dinamo e cila fitoi 2 me 0. Tekniku i Burrelit, Samuel Nikaj tha se e rëndësishme është që kjo fazë të mbyllet në kuotën e 34 pikëve dhe të shihet më pas pozicioni e kalendari që do të jetë për fazën e tretë. Motoja e ekipit është që ndeshjet e kaluara të mos ndikojnë në ndeshjet e ardhshme ndaj dhe është përqendruar vëmendje maksimale për takimin me Orikun.
Tre ekipet që kanë siguruar grupin e parë për fazën e tretë janë Burreli, Dinamo dhe Korabi, ndërsa java e fundit përcakton nëse do të jetë Vora apo Besëlidhja.