FUTBOLL / BURRELI MERR FITOREN E PARË NË JAVËN E 4, NDAJ ORIKUT

FUTBOLL / BURRELI MERR FITOREN E PARË NË JAVËN E 4, NDAJ ORIKUT

Ekipi i futbollit Burreli ka arritur të gjejë fitoren e parë pas dy barazimeve radhazi dhe një humbje në “Liri Ballabani” ndaj Sopotit të Librazhdit. Matjanët u përballën të dielën e 20 Shtatorit në transfertë me ekipin e Orikut, duke e mundur këtë të fundit me rezultatin minimal 1 me 0. Ekipet e kanë mbyllur pjesën e parë të ndeshjes me porta të paprekura, ndërsa goli i vetëm i kësaj ndeshje që i dha Burrelit tri pikë të plotë u realizua në minutën e 67 nga Koka. Kjo fitore e ka ngjitur ekipin e drejtuar nga tekniku Samuel Nikaj nga vendi i dhjetë në vendin e 8 me 5 pikë të grumbulluara në total në katër ndeshje të luajtura. Ndërkaq, kjo javë pritet të jetë pushim për kampionatin e kategorisë së parë në futboll për shkak të ndeshjeve zyrtare që do të luajë kombëtarja jonë me 26 Shtator për UEFA Nations League. Ndërsa java e pestë i ka rezervuar Burreli përballje me Besëlidhjen e Lezhës, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit.