Trajneri i ekipit të Burrelit Samuel Nikaj ju ka dhënë të tijëve udhëzimet e fundit para përballjes me ekipin e Vorës të dielën. Tekniku matjan ka kërkuar përqendrim maksimal pavarësisht se ekipi mik vjen në renditje të dobët në grupin A, për të nuk ka asnjë ndryshim nga skuadrat e tjera pasi pozicioni nuk do të thotë asgjë. Samuel Nikaj zhvilloi seancën e fundit stërvitore në aneksin e stadiumit “Liri Ballabani” ku veç stërvitjes teknike, skuadra u udhëzua edhe nga ana teorike se si duhet ta përballojë një ndeshje edhe ndaj një kundërshtari në dukje të dobët.
Ndeshja mes Burrelit dhe Vorës do të luhet të dielën në orën 13 e 30 minuta në stadiumin “Liri Ballabani” dhe do të transmetohet direkt në ekranin e Mat Televizion.