Fëmijët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve Mat të cilët janë pjesë e kurseve sportive, trajnohen nga një trajner brazilian. Një bashkëpunim i Bashkisë Mat dhe Qendrës Kulturore të Fëmijëve Mat me kishën “Rreze Drite” Burrel me pastor Ergys Abazi kanë mundësuar kursin e futbollit me shkollën “Maranatha”, Shqipëri, me trajnierin brazilianin Ednilson Rikardo Silva. Aktualisht këto kurse zhvillohen në Tiranë, Rrëshen e Burrel por që pritet të kenë shtrirje edhe në qytete të tjera të vendit tonë. Drejtoresha e Qendrës Kulturore të Fëmijëve Mat, Anduena Sefgjini tha se kurset janë falas dhe se fëmijët që frekuentojnë qendrën, do të marrin mësimet më të mira në futboll nga trajneri profesionist nga brazili, Ednilson Rikardo Silva.

Kurset zhvillohen 3 ditë në javë pasdite pranë shkollës 9-vjeçare “Mustafa Gjestila”, Burrel. Ndërkohë shkolla “Maranatha” ka mundësuar bazën materiale për stervitjen si, uniforma, topa, doreza, pjata, shkallët, pengesa, rrathë etj.