Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari i bie nga shkëmbi dhe mbytet në lumin Mat
Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari i bie nga shkëmbi dhe mbytet në lumin Mat Një 38 vjeçar është mbytur në afërsi të urës së Vashës në Klos. Ngjarja e rëndë ka ndodhur që pasditen e djeshme teksa i riu ka qenë duke bërë ngjitje me litar kur dyshohet se është rrëzuar dhe ka rënë në lumin Mat. 33 vjeçari Erkin Lika i cili është pjesë e Alpinistëve të Kërkim Shpëtimit pranë Forcave të Armatosura dyshohet se ka rënë në një gropë thithëse. Në vendngjarja kanë mbërritur dhjetra forca kërkimore si dhe palombarët e repartit RENEA. Deri tani nuk është bërë e mundur nxjerrja nga uji e trupit të pajetë të 38 vjeçarit.