Kryetarja e ‘Lëvizja për ndryshim’, Jozefina Topalli ka dalë në një konferencë për mediat ditën e sotme. Topalli, ka prezantuar listën e kandidatëve të partisë së saj në zgjedhjet e 25 prillit për qarkun e Dibrës.
Erida Lazimi, është avokate, ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë. Vjen nga një familje që ka kontribuar në PD. Sandra Gjeleshi, nga Klosi. Ka përfunduar master shkencor në Londër.