Rapsodi i mirënjohur matjan Tom Gjergji me banim në SHBA, tashmë është “Qytetar Nderi” i Bashkisë Mat. Titulli i dhënë nga Këshilli Bashkiak Mat me propozim të Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pjetër Budi” Mat, ju dorëzua këtë të premte këngëtarit Tom Gjergji, nëpërmjet një cremonie të veçantë që u zhvillua në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak në Bashkinë e Matit. Vendimin e Këshillit e lexoi Kryetarja Elisa Gjasta, ndërsa pllakadën “Qytetar Nderi i bashkisë Mat” ia dorëzoi rapsodit Tom Gjergji, kryebashkiaku Agron Malaj.
Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj vlerësoi intelektualin Tom Gjergji, i cili, tha ai, e ka vazhduar kontributin për Matin edhe jashtë kufijëve të Shqipërisë, si një ambasador i artit matjan e gjithëshqiptar.
Vetë “Qytetari i Nderit”, Tom Gjergji falenderoi të gjithë ata që mundësuan dhënien e këtij titulli si dhe premtoi që kontributi i tij në p[ërcjelljen e folklorit matjan do të vijojë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e diasporë.
Kryetari i Komisionit të Vlerësimit të Figurave pranë Këshillit Bashkiak, Hasan Pasha tha se kontributi i Gjergjit është i madh që nga periudha të cilën e nisi në Burrel e tashmë jashtë kufijve të Shqipërisë, ku përmes këngës e çiftelisë përcjell kudo nëpër botë vlerat e kësaj toke që e lindi. Po ashtu, për meritat e rapsodit Tom Gjergji folën edhe të pranishëm të tjerë.