Vendi ynë njihet për tolerancën fetare mes besimeve të ndryshme dhe kjo reflektohet në të gjithë Shqipërinë. Kjo gjë reflektohet edhe në zonën e Suçit ku ka banorë të besimeve fetare të ndryshme. Por në ditë festash, ata urojnë njëri – tjetrin duke respektuar në maksimum besimin fetar të secilit. Bib Gjini i cili i përket fesë Katolike thotë se në çdo festë Bajrami ai shkon dhe uron bashkëfshatarët e tij që janë të besimit islam.
Hysni Keçi nga fshati Kujtim i përket besimit islam, ndërsa thotë se për çdo festë të besimtarëve katolik në zonën e Suçit shkon dhe i uron.