Bashkia e Dibrës vijon ta ketë situatën shumë të rëndë sa i përket shërbimit të grumbullimit dhe tërheqjes së mbeturinave. Ndonëse në disa pika janë vendosur kotenjer, në shumë zona mbeturinat kanë pushtuar mjedisin. E tilla është situata edhe në afërsi të Maqellarës në rrugën e vjetër. Anash kësaj rruge tonelata mbeturina janë hedhur aty, mes tyre edhe qen të ngordhur.

Kjo situatë në afërsi të Maqellarës është e përsëritur, ndërsa pak muaj më parë aty hidheshin edhe mbetje spitalore. Bashkia e Dibrës reagoi menjëherë pas bërjes së rastit publik në atë kohë, duke bërë një pastrim provizor, por siduket situata është rikthyer e ky vend shërben për hedhjen e mbeturinave nga banorët. Drejtuesit e mjeteve dhe banorë të Maqellarës shprehen se bashkia e Dibrës duhet ta zgjidhë përfundimisht problemin.

Në mungesë të kontenjerëve, banorët shfrytëzojnë këtë zonë për të hedhur mbeturinat ndonëse ato përfundojnë në lum e shkaktojnë ndotje të madhe të mjedisit.