Tjetër viktimë në lumin Drin i Zi. Këmbanë alarmi për autoritetet
Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së dielës në Dibër. Një 31-vjeçar umbi jetë tragjikisht teksa ishte duke peshkuar në ujërat e lumit Drin i Zi. Sipas policisë ngjarja kë ndodhur në fshatin Sinë, Njësia Administrative Arras, Bashkia Dibër, ku shtetasi E. K., 31 vjeç, dyshohet se duke peshkuar në lumin Drini i Zi, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë, ka humbur jetën. Grupi hetimor mbërriti në vendin e ngjarjes dhe pritet të hedhë më shumë drit mbi rrethanat e kësaj tragjedie të rëndë. Teksa kjo ngjarje ka tronditur komunitetin e zonës, kambanat e alarmit biejnë mbi kontrollet që duhet të ushtrohen në shtratin e lumit Drin i Zi për mënyrën e peshkimit. Megjithëse nuk dihet saktë se si ka rënë në kontakt me rrymën i riu, ka patur raste të tjera që të rinj që po peshkonin me gjenerator kanë rënë në kontakt me rrymën ku kanë humbur jetën. Lumi Drin i Zi mbetet një nga zonat më problematike të kësaj vere ku shqetësues ishte edhe fakti i shkarkimeve paparalajmërim që bënte hidrocentrali i Spilesë, duke bërë që në një rast të mbytej një vajzë vetëm 7 vjeçe.