Kanali vaditës i Klosit aktualisht është në dispozicion të fermerëve deri në fshatin Mallunxë. Kjo pasi është bërë i mundur riparimi i sifonit 12/1 pak ditë më parë. Por në momentin që uji është futur për të dalë në fshatin Shsoshaj, një tjetër problem është shkaktuar në sifonin 13 mes fshatit Shoshaj dhe Mallunxës. Specialisti i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Durrës, sektori i Matit, Basir Salaj thotë se në momentin që uji është futur në kanal për në fshatin Shoshaj, sifoni 13 nuk e ka përballuar duke pësuar dëmtim për shkak të amortizimit në 6 vende. Për këtë ka nisur puna menjëherë për riparimin e këtyre dëmtimeve.
Nga ana tjetër Salaj thotë se nëse nuk ndodh sërisht i njëjti problem pas kësaj ndërhyrje, i gjithë kanali më pas është gati për të dërguar ujin vaditës deri në fshatin Zenisht.
Nxjerrja e ujit në fshatin Zenisht nëse do të realizohet pas këtyre ndërhyrjeve, ndodh pas më shumë se 20 vitesh.