Një djalosh nga Liverpuli, me emrin Louis, me biçikletën e tij ishte vënë pas veturës që drejtonte Mohamed Salah. Në pamundësi që të arrinte atë, ai rrëzohet nga biçikleta dhe merr disa lëndime trupore. Kjo gjë u vu re nga Salah i cili sapo e pa teksa rrezohej u kthye menjëherë mbrapsht për të parë se si ishte gjendja e djaloshit Louis. Më pas, ata bënë një fotografi së bashku, pasi ai kuptoi që kjo ishte arsyeja se pse Louis ndjeku veturën e yllit të Liverpool.

/Info Sport/