Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Olimpike, Bashkia e Matit në bashkëpunim me organizatën “Vizion OJF” pasditen e së premtes u zhvilluan një sërë aktivitetesh sensibilizuese në sheshin “Kastriotët”, “Thuaj Po sporti dhe JO drogës”. Qëllimi është promovimi i vlerave pozitive që mbajnë të rinjtë larg veseve të këqija, kryesisht drogës. Aktiviteti sensibilizues ishte i larmishëm me panaire të ndryshme. Kursantët e Qendrës së Formimit Profesional u paraqitën me gatime të ndryshme, por edhe produkte të kurseve të tjera që ofrohen aty. Pjesmarrëse ishin edhe disa shkolla të Bashkisë së Matit ku u paraqitën me postera e banera sensibilizues për të rinjtë që t’ju largohen sa më shumë veseve të këqija dhe ta mbushin kohën e tyre me aktivitete të dobishme. Pjesë e këtij organizimi ishin edhe Qendra Kulturore e Fëmijëve Mat, Sektori i Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore, shoqata “OAZ”, Shërbimi Social ku paraqitën broshura e postera të ndryshëm sensibilizues. Qendra Kulturore e Fëmijëve Mat dhe Biblioteka “Pjetër Budi”, ofruan për vizitorët e shumtë një minikoncert me këngë, valle, recitime etj.

Të pranishëm ishin edhe Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj dhe Drejtoresha Ekzekutive e “Viozion OJF”, Suela Koçibellinj të cilët thanë se aktivitete të tilla do të jenë të vazhdueshme për t’i shërbyer ndërgjegjësimit të të rinjve.

Po ashtu, fëmijë e të rinj u përsfhinë në aktivitete sportive; ping-pongu, basketboll, volejboll, patina, lojëra zbavitëse me lojën “Shah Mat” si dhe lojëra animatore.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit Mat Yesi – Më shumë Alternativa Drejt Arsimit të Rinisë dhe Integrimit Social-Ekonomik, me partner kryesor Bashkinë Mat dhe mbështetës Bashkimin Europian si dhe “Vizion OJF”.