Një nga themeluesit e Partisë Demokratike, Zenel Hoxha ka takuar sot deputetin më të ri të Kuvendit të ardhshëm që do të formohet në shtator, z.Lavdërim Krrashi.

Ky i fundit ishte i vendosur i pari në listën e PS në qarkun e Dibrës, duke marrë 3317 vota. Krrashi pritet të jetë përfaqësuesi i mërgatës sonë shqiptare në parlamentin e ardhshëm, me një kontribut të madh sa i takon të rinjve emigrantë në Londër e më gjerë.

Hoxha, i cili ka qenë së fundmi një nga kritikët e më të fortë të PD dhe vetë Bashës, duke iu bashkuar edhe protestës para selisë blu, e cilëson Krrashin si një intelektual të papërtuar dhe të pakorruptuar, por gjithnjë në shërbim të qytetarëve.

Shënimi i plotë i Zenel Hoxhës

Sot prita me kënaqësi deputetin e sapo zgjedhur ne Parlamentin e Shqipërisë, perfaqesues i popullit te Dibrës, si edhe i mërgatës tonë në Londër z.Lavdërim Krrashi.

Ai eshtë një nga miqtë e mi më të mirë prej gati 27 vjetësh, njohur gjatë ditëve të para të veshtira të emigracionit.

Kontribues pa asnjë kusht, ndaj shumë të rinjëve e të rejave emigrantë ne Londer e më gjerë.

Ladi eshte intelektual i spikatur, i pa pertuar, i pa korruptuar, i perkushtuar në shërbim të njerëzve.

Deputetët ne parlamentin e ardhëshëm duhet ta kenë si reference per sa më sipër.

Suksese Ladi!

Z.H, më 4.5.2021

181531990 307337164108379 3195050614100367227 n