Në kuadër të nismës sensibilizuese “Tetori rozë” deputeti i kuvendit të Shqipërisë, Lavdrim Krrashi ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat e Bulqizës.
Krrashi ndjek kështu traditën e disa institucioneve të cilët të gjithë kanë ngritur zërin për parandalimin e sëmundjes së kancerit të gjirit.
Lavdrim Krrashi në facebook
Takim sensibilizues me vajzat dhe gratë e qytetit të Bulqizës. Le të veprojmë së bashku për të mposhtur Kancerin e Gjirit.