Lëkundjet e tërmetit të 17 dhjetorit, me epiqendër në afërsi të Qafë Murrës, kanë frikësuar familjet e dëmtuara 5 vite më parë nga lëkundjet e fuqishme të 26 nëntorit të vitit 2019. Një nga familjet e cila vijon të qëndrojë në banesën e dëmtuar 5 vite më parë është edhe ajo e Haki Kadiut nga fshati Bejn i Bashkisë Klos. Banesa e kësaj familjeje është nxjerrë e pabanueshme nga komisionet e verifkimit dhe konstatimit pas lëkundjeve të fuqishme, por në mungesë të një banese të sigurtë, familja Kadiu vijon jetën aty. Pashke Kadiu shprehet se kjo situatë i është bërë e padurueshme dhe se do të vijojë të qëndrojë në këtë shtëpi, ndonëse e di që ka rrezik për jetën dhe bashkëshortin e saj. E zonja e shtëpisë thotë se pasi kanë ndjerë lekundjen e tërmetit të 17 Dhjetorit, atë natë kanë fjetur jashtë nga frika e ndonjë lëkundjeje më të madhe.
Lëkundjet e fuqishme të tërmetit të 26 Nëntorit të vitit 2019 kanë lënë pasoja të mëdha për ata të cilët u dëmtuan, jo vetëm psikologjike por edhe të dëmeve në banesa.