Toka është dridhur gjatë mesnatës në Elbasan duke shkaktuar frikë dhe panic te qytetarët.

Lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.5 të shkallës rihter, ndërsa e kishin epiqendrën 5 km në Verilindje të Peqinit dhe 29 km në Jug të kryeqytetit.

Tërmeti është ndjerë në disa qytete si Elbasan, Tiranë, Lushnje dhe Berat. Lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda dhe kanë shkaktuar frikë te qytetarët, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.