Temperaturat rriten ndjeshëm, këshillohet evitimi i qëndrimit në diell

Share

  Për më pak se një javë nga ndalimi i reshjeve periodike të shiut, temperaturat në vendin tonë janë rritur me 10 deri në 13 gradë Celsius. Prej dy ditësh termomenti tregon vlerën 34 gradë Celsius me një ndjeshmëri ajri deri në 36 gradë Celsius.

 Për mjekët rritja e mënjehershmë e temperaturave mund të ketë edhe pasoja shëndetësore kryesisht për moshën e tretë dhe fëmijët.

Mjekët këshillojnë që të evitohet ekspozimi në orët e pikut të vapës kryesisht nga fëmijët dhe të moshuarit. Edhe për banorët e zonave rurale, mjekët këshillojnë të mos qëndrojnë gjatë nën rrezet e diellit pavarësisht se ju duhet për shkak të punëve në bujqësi. Mbajtja e kapeleve dhe veshjeve të lehta është një nga këshillat e mjekëve.

Në dy ditët e ardhshme pritet të ketë sërish rënie temperaturash për shkak të rikthimit të reshjeve afatshkurtra të shiut. Vlera maksimale e temperaturës gjatë të shtunës dhe të dielës priten të arrijnë në 27 dhe 18 gradë Celsius.

Ndërsa fillimi i javës së adhshme pritet të jetë me mot të kthjellët dhe rritje graduale sërish të vlerave të termometrit.

Read more

Local News