Kjo e enjte solli edhe vlerën më të lartë të temperaturave të kësaj vere. Në qytetin e Burrelit termopmetri shënoi 38 gradë celsius. I nxehti afrikan pritet të mbizotërojë për disa ditë në vendin tonë, ndërsa mjekët dalin me këshilla për qytetarët.
Mjekët këshillojnë që të shmanget qëndrimi në diell në orët e pikut të vapës nga ora 11 e paradites deri në orën 17 të pasdites. Ekspozimi në diell në këtë kohë duhet shmangur patjetër nga fëmijët dhe të moshuarit sidomos nga ata që vuajnë nga sëmundje kronike.
Edhe nëse vendosni që orët e drekës t’i kaloni pranë lumenjëve apo në det, mjekët rekomandojnë që në diell ekspozimi të jetë sa më i vogël, për të shmangur pasojat shëndetësore që shkaktohen nga rrezatimi diellor.
Ndërkaq, meteorologët parashikojnë që ky i nxehtë do të jetë edhe në 10 ditët e para të muajit Gusht ku temperaturat do të jenë mbi nivelet normale të kësaj periudhe.