Banorët e zonave rurale shpresojnë që këto ditë të mos ketë temperatura nën zero gradë pasi do të shkaktonin një dëm të pallogaritshëm në bujqësi, kryesisht në frutikulturë. Sinan Lleshi nga fshati Dom i Klosit thotë se deri tani janë dëmtuar disa kultura bujqësore, por që dëmi mund të rritet nëse i ftohti zgjat.
Por për Sinanin problem në fshat është mungesa e fuqisë punëtore pasi të rinjtë janë larguar të gjithë. Ky fenomen sipas tij e ka dëmtuar fshatin gati në mënyrë të parikuperueshme. Një tjetër problematikë që ngre Sinan Lleshi sipas tij është edhe mungesa e vëmendjes së duhur nga autoritetet për të mbështetur fshatin, për të krijuar kushte që të rinjtë të mos largohen port a ndërtojnë jetën aty ku kanë lindur.
Fshati Dom është ndër fshatrat me më shumë tokë bujqësore në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë Klos, por edhe këtu pjesa më e madhe e tokës ka mbetur djerr.