Temperaturat e larta të ditëve të fundit që kanë arritur vlerat deri në 40 gradë celsius kanë pasuar me rritjen e numrit të fëmijëve të prekur nga virozat stinore. Në spitalin Rajonal të Dibrës, paraqiten çdo ditë rreth 50 fëmijë me komplikacione kryesisht të rrugëve respiratore. Mjeku pediatër pranë këtij spitali, Filip Cfarku thotë se një pjesë e fëmijëve që janë me komplikacione të rënda shtrohen në repartin e pediatrisë për disa ditë, ndërsa pjesa me kimplokacione të lehta marrin shërbimin ditor dhe largohen në banesë. Mjeku pediatër Filip Cfarku këshillon të gjithë prindërit që të mos lejojnë ekspozimin në diell të fëmijëve nga ora 10 e paradites deri në orën 17:00 pasdite. Po ashtu, mjeku Cfarku sugjeron konsumimin e sa më shumë lëngjeve gjatë gjithë ditës. Megjithë numrin e lartë të vizitave ditore të fëmijëve, mjeku Filip Cfarku shprehet se ende situata nuk është alarmante, pasi kapacitetet për ta përballuar janë të mjaftueshme.