Komisioni Qëndor i Zgjedhje në mbledhjen e radhës të zhvilluar pak minuta më parë ka miratuar listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit për Partinë Demokratike bashkë me koalicionin që garon. Por KQZ e ka ulur numrin e kandidatëve nga 231 që ishte paraqitur në 153. Pasi dëgjoi të dy përfaqësuesit e partive më të mëdha PS e PD, ku argumentonin kodin zgjedhor për numrin e kandidatëve që duhej të kishin listat në çdo qark, Kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi, vendosi të heqë nga lista 78 kandidatë të PD, mes tyre edhe tre në Qarkun Dibër.
Nga lista janë hequr tre kandidatët e fundit ku PD dhe kolaicioni i saj kishin planifikuar Shaban Izvira, Denisa Vata dhe Jeton Kaloshi.
Vendimin e KQZ, PD dhe koalicioni i saj mund ta ankimojnë brenda tre ditëve në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.